Lidhja më e rëndësishme në procesin edukativo-arsimor janë mësimdhënësit. Prej tyre më së shumti varet cilësia e gjeneratave të cilët krijohen nëpër bangat e shkollës. Të vetëdijshëm për këtë të vërtetë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës në planin për reformë thelbësore të sistemit arsimor kombëtar, përveç ndryshimeve të shumta në të gjitha segmentet e lëmisë, parashikuan një seri masash të cilët drejtëpërdrejtë do të ndikojnë në motivimin personal të mësmdhënësve për punë dhe do të kontribuojnë në ngritjen e dinjitetit dhe rëndësinë shoqërore të veprimtarisë arsimore.
Një nga këto masa del nga ligji i ri për mësimdhënës dhe bashkëpunëtor profesional në shkollat fillore dhe të mesme dhe parashikon mundësinë e avancimit në karrierë- në tituj ( mentor dhe këshilltarë) pas plotësimit të disa kushteve të caktuara për këtë mësimdhënësi, përkatësisht bashkëpunëtori profesional në të ardhmen do të merr kompensim shtesë përkatës në të holla, si pjesë e të ardhurave personale nga angazhimi në punë.
Implementimi i kësaj mase fillon nga fillimi i këtij viti kalendarik 2021 dhe kjo është thirrja e parë publike e shpallur për këtë qëllim.
Ju bëjmë thirrje të gjithë mësimdhënësve të shkollave fillore publike të shqyrtojnë thirrjen, ndërsa nëse i plotësojnë kushtet për aplikim, të parashtrojnë aplikimin e tyre në afatin e paraparë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre ligjore të caktuar për avancim në titullin mentor.